LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi tashmë e ka të qartë se kush do ta zëvendësojë Ancelottin pas largimit

Real Madridi tashmë e ka të qartë se kush do ta zëvendësojë Ancelottin pas largimit

Nuk është një sekret se Xabi Alonso ishte i ‘vërshuar’ nga ofertat para se të njoftonte qëndrimin e tij tek Bayer Leverkuseni përtej këtij sezoni, dhe këto oferta nuk pritet që të mungojnë edhe kur ai do të mbetet trajner i lirë në 2026.

Kjo mund të përfshijë edhe punën tek Real Madridi, pasi pikërisht në 2026 do të ishte fundi i kontratës së italianit Carlo Ancelotti.


Shumë persona kanë aluduar se Xabi Alonso është njeriu ideal për të zëvendësuar teknikun italian, i cili ka punuar nën urdhrat e Ancelottit gjatë kohës sa ishte aktiv në futboll.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, Alonso është në dijeni se ai mund të jetë ‘i zgjedhuri’ nga Real Madridi për të marrë drejtimin e klubit, nëse gjërat nuk ndryshojnë në të ardhmen e afërt.

Figura të rëndësishme brenda klubit besojnë se ai është zëvendësuesi ideal i Ancelottit dhe kjo përfshin edhe presidentin Florentino Perez i cili e vlerëson lart Alonson.

Chelsea e gatshme ta shesë top yllin e ekipit tek Real Madridi, shkak problemet financiare
Lexo po ashtu Chelsea e gatshme ta shesë top yllin e ekipit tek Real Madridi, shkak problemet financiare

Në rast se Alonso nuk pëson rënie të rezultateve në dy vitet e ardhshme, duket se ai do të mirëpritet me krahë të hapur në “Santiago Bernabeu”. Deri në atë kohë, Ancelotti do të jetë 68-vjeçar dhe ai gjithmonë e ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar tek Real Madridi sa më gjatë që mundet.

Deri në prag të Krishtlindjeve, Ancelotti do të jetë trajneri i tretë në histori të Realit që qëndron më së shumti në klub, ndërsa vetëm Vicente del Bosque dhe Miguel Munoz kanë bërë më mirë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori