ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Barcelona po përgatitet të bëjë një tjetër ofensivë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, pasi synon ta transferojë atë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.

Sipas Diario Sport, ampionët e La Ligës janë gati të paraqesin një ofertë të re prej 130 milionë eurosh për Atletico Madridin, e cila konsiderohet edhe oferta e tyre përfundimtare.


Raporti thekson se Barcelona nuk ka ndërmend ta rrisë ofertën në 150 milionë euro, shumë që ishte ofruar muajin e kaluar nga Real Madridi, por që u refuzua menjëherë nga Atletico.

Drejtuesit katalanas kanë vendosur t’i shtyjnë negociatat deri pas Kupës së Botës, me qëllim që Atletico Madridi të ketë kohë të gjejë një zëvendësues për sulmuesin argjentinas.

Një nga faktorët që i jep optimizëm Barcelonës është dëshira e vetë Alvarezit për t'u transferuar në 'Camp Nou' gjatë kësaj vere.

Klubi katalanas beson se pas përfundimit të Botërorit mund të ketë zhvillime vendimtare në negociata, duke shpresuar se do të arrijë marrëveshjen me Atletico Madridin.

Pavarësisht paraqitjeve jo bindëse të Alvarezit me Argjentinën në Kupën e Botës, Barcelona vazhdon ta konsiderojë atë si sulmuesin ideal për projektin afatgjatë të klubit, veçanërisht pas largimit të Robert Lewandowskit./Telegrafi/

telegrafi sport app