Real Madridi i shënon Chelseat - duket se ka përfunduar gjithçka në Stamford Bridge

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Chelsea në Stamford Bridge në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Derisa pjesa e parë përfundoi pa gol, e dyta ka nisur furishëm në favor të Los Blancos.
Ishte minuta e 58-të e takimit, kur Vinicius Junior asistoi te Rodrygo, që realizoi për 1-0.
Real Madridi është aktualisht duke udhëhequr me rezultat të përgjithshëm 3-0 ndaj Bluve, dhe duket se këta të fundit janë përshëndetur me këtë garë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































