LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit të Arsenalit, Gabriel Martinelli

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit të Arsenalit, Gabriel Martinelli

Gabriel Martinelli po kalon në një sezon debutues fantastik te Arsenali dhe kjo ka bërë që ai të pëlqehet shumë nga Real Madridi.

Braziliani i ri tani ka 10 gola në 21 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, pasi shënoi gjatë barazimit 2-2 me Chelsean të martën në mbrëmje.


Jo vetëm që ai u fut në listën e rezultateve, por Martinell ishte i rëndësishëm për Topçinjtë, të cilët po luanin me 10 lojtarë ndaj Bluve për gjatë një ore.

Vrapimi rreth 70 metra i Martinellit dhe rrëshqitja e Kantes tek goli i Arsenalit bëhen virale
Lexo po ashtu Vrapimi rreth 70 metra i Martinellit dhe rrëshqitja e Kantes tek goli i Arsenalit bëhen virale

Paraqitjet e tij po marrin shumë vëmendje dhe duket se edhe Real Madrid po mban shënime për talentin 18-vjeçari.

Gabriel Martinelli (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Los Blancos janë interesuar për nënshkrimin e të riut dhe ata e vlerësojnë atë në 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro.

Nëse marrëveshja do të arrihej këtë muaj, do ta bënte Martinellin si 18-vjeçarin më të shtrenjtë në histori.

Federata e Italisë kërkon nga Martinelli i Arsenalit ta refuzojë Brazilin
Lexo po ashtu Federata e Italisë kërkon nga Martinelli i Arsenalit ta refuzojë Brazilin

Por, duket se Arsenali nuk ka asnjë qëllim të shesë dhe do të ofrojë trefishimin e pagës për lojtarin në një përpjekje për të shuar interesin e Real Madridit.

Martinelli aktualisht fiton 10 mijë funte në javë, por bisedimet janë duke u zhvilluar për ta shpërblyer atë me një pagë që do ta shihte atë të fitonte 30 mijë në javë – pavarësisht se marrëveshja e tij aktuale nuk skadon deri në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori