Real Madridi do të pres Real Betisin në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së katërt në La Liga.

Los Blancos e kanë nisur për mrekulli sezonin e ri ku kanë marrë tri fitore në po aq ndeshje.

Në mënyrë perfekte e ka nisur sezonin edhe Real Betis që ka marrë gjithashtu maksimumin e pikëve pas tri sfidave.

Dy skuadrat synojnë të vazhdojnë të mbeten të pamposhtura dhe sfida në Santiago Bernabeu pritet të jetë e zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Modric, Camavinga, Tchouameni, Vini Jr, Rodrygo, Benzema.

Real Betis: Rui Silva, Sabaly, Felipe, Edgar, Moreno, Rodriguez, Guadrado, Canales, Juanmi, Fekir, Iglesias.

Reklama

/Telegrafi/