LAJMI I FUNDIT:

Reagimi komik i Paris Hiltonit kur një përdorues i TikTokut i tregon se e ka grabitur

Reagimi komik i Paris Hiltonit kur një përdorues i TikTokut i tregon se e ka grabitur
(Foto: Instagram/parishilton/TikTok)

Paris Hilton duket se është miqësuar me një përdorues TikToku, i cili i ka treguar se e ka grabitur në vitin 2007.

Biondja e famshme e ka xhiruar videon “One Thing About Me” me influencuesin e AsapSCIENCE, Greg Brown, i cili shpjegoi se si dikur ia kishte vjedhur syzet e diellit gjatë një daljeje.


“Një gjë që ka të bëjë me mua, është se unë e grabita Paris Hiltonin një herë dhe shpresoj që ajo të mos dëgjojë kurrë për këtë, sepse unë mund të shkoj në burg”, dëgjohet duke thënë Brown në videon e tij.

Tutje, ai ka treguar se kjo ka ndodhur në vitin 2007 pas koncertit të reperit M.I.A.

@parishilton

#duet with @asapscience LOL! 😹 Can you please do a reveal of the sisterhood of the traveling Paris Hilton sunglasses? 🤣💀🕶 #ThatsNotHot #ButThatsHilarious #ButAlsoPlsDontRobMe ☺️

♬ original sound – AsapSCIENCE

“Ishte mirë që u largova nga koncerti dhe më pas një makinë e madhe, e zezë u ndal dhe njerëzit po bërtisnin, ndërsa Paris Hilton doli jashtë”, ka shtuar ai.

Brown ka rrëfyer se ai dhe shoku i tij panë bukuroshen duke u larguar nga klubi me përcjellësit e saj, duke i lënë të dy vetëm me makinën e saj të hapur, pa mbikëqyrje. Të dehur, ata vendosën të shikonin në automjet dhe përfunduan duke vjedhur syze dielli Christian Dior.

Paris i kërkoi përdoruesit të TikTokut që t’i tregonte syzet e diellit që dikur i kishte marrë dhe ai postoi një video tjetër ku i tregonte ato.

“Më kujtohen këto syze dielli. Po ju rrinë bukur, kështu që mund t’i mbani! P.S. Nuk dalin kurrë nga moda”, ka deklaruar Paris. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Kalo në kategori