LAJMI I FUNDIT:

Rashica: Jam në formë të mirë te Werder Bremeni, shpresoj ta vazhdoj dhe këtu te Kosova

Rashica: Jam në formë të mirë te Werder Bremeni, shpresoj ta vazhdoj dhe këtu te Kosova

Lojtari më në formë i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për formën që po kalon te klubi i tij, por edhe për dy ndeshjet e radhës.

Ai foli fillimisht për formën që po kalon te Werder Bremen ku po shënon pothuajse në çdo ndeshje.


“Deri tash nuk kemi pasur biseda me trajnerin. Jam i gatshëm ta jap maksimumin në cilën do pozitë. Dallon pak taktika që luajmë atje edhe këtu”.

“Do të mundohem që të përshtatem në çdo pozitë. Pjesa ofenzive është e njëjtë. Atje po më ecë më mirë, po luaj qendërsulmues. Taktika është më e ndryshme, pore dhe këtu jam i kënaqur”, deklaroi Rashica.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Rashica foli për dy ndeshjet e radhës me Danimarkën dhe Bullgarinë, duke i cilësuar si të rëndësishme.

“I kemi dy ndeshjet të rëndësishme. Jam në formë të mirë, shpresoj të vazhdoj edhe këtu sikurse atje”.

“Normal ndeshje e madhe për neve. Hera e parë që luajmë miqësore me kundërshtar kaq të fortë. Normal kemi me u mundu me jap maksimumin si në ndeshje për pikë”.

Ujkani: Të lumtur që jemi sërish bashkë, kemi ndeshje të rëndësishme - kam probleme me klubin, por i zgjidhi pas dy muajsh
Lexo po ashtu Ujkani: Të lumtur që jemi sërish bashkë, kemi ndeshje të rëndësishme - kam probleme me klubin, por i zgjidhi pas dy muajsh

“Në këto ndeshje miqësore trajneri do të provojë edhe lojtarë të tjerë në pozita të ndryshime, pasi kemi lojtarë shumë të mirë. Test i madh për neve, për ta parë se ku jemi me kombëtaret e forta, për të vazhduar tutje”,deklaroi Rashica. /Telegrafi/