Rihanna ka vendosur t’u japë fund zërave se është sërish shtatzënë.

Pasi një ndjekës në Instagram publikoi një video ku hamendësonte nëse këngëtarja 38-vjeçare po pret fëmijën e katërt, ajo reagoi personalisht në komente, duke e mohuar lajmin.


Përdoruesja Krissy Clemons postoi videon me supozime për një shtatzëni të mundshme, ndërsa Rihanna iu përgjigj me stilin e saj, duke e bërë të qartë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“A është ‘bebja në bark’ me ne?”, shkroi ajo në koment, duke ironizuar thashethemet dhe duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë vetëm për spekulime.

Rihanna dhe partneri i saj 37-vjeçar, ASAP Rocky, kanë tre fëmijë. Vajzën më të vogël e kanë mirëpritur në shtator të vitit 2025, ndërsa janë edhe prindër të dy djemve: RZA (4 vjeç) dhe Riot (2 vjeç). /Telegrafi/