Rap-artisti i ri Genc publikon projektin e ri "Balenciaga"


Estrada Shqiptare përherë e më shumë po shtohet me artistë të rinj, të cilët po vijnë me ide dhe projekte unike.
Një ndër ta është edhe reperi i ri Genc, i cili ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor "balenciaga".
Muzika është punuar nga Skizofrenik dhe producenti Cricket, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Genc.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, regjisor i të cilit është Egzon Fejzullahi.
"Balenciaga" duket të jetë një projekt premtues i rap-artistit, që synon të ketë sukses në tregun vendor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/04/2018
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































