Rap-artisti i ri ANTWA sjell këngën e parë "Apelle Moi" me klip të veçantë


Estradës shqiptare çdo herë e më shumë po i shtohen emra të rinj, që po sjellin një frymë të re në muzikë.
I tillë është ANTWA, rap-artisti i ri i cili ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Apelle Moi”.
Kjo këngë, titulli i së cilës është në frëngjisht, është kënga e parë e rap-artistit që synon të bëjë emër në estradë.

Përkthyer në shqip, kjo këngë do të thotë “Më telefono”, e ndërsa një pjesë e tekstit është edhe në shqip.
Producent i këngës është këngëtari Blero, ndërsa muzikën e ka realizuar E Beats.
Tekstin e ka shkruar Lorik Zhuja, ndërsa për masteringun është kujdesur Cekic.
Klipi i këngës i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/08/2018
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































