LAJMI I FUNDIT:

Ramadani i lumtur me fitoren, thotë se synojnë ta ruajnë pozitën e tretë në tabelë

Ramadani i lumtur me fitoren, thotë se synojnë ta ruajnë pozitën e tretë në tabelë

Gjilani është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante ku edhe mysafirët krijuan raste të mira shënimi, por pa arritur të gjenin golin.


Gjithsesi për vendasit golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori Arbnor Ramadani.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë se i është gëzuar golit të mesfushorit Arbnor Ramadani, teksa i ka uruar futbollistët e tij për fitoren e arritur.

“I gëzohem shumë golit të Arbnor Ramadanit. Është një djalë që punon shumë dhe ka cilësi të bëj ndeshje të mëdha. I uroj lojtarëve këtë fitore mjaftë të mundimshme. Është meritë e jona që krijuam shumë raste shënimi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u vërejt një lodhje nga ana jonë”.

“Uroj të kemi brenda javës një kontingjent të plotë të lojtarëve, pasi tashmë na mungon edhe Arbnori për shkak të përjashtimit. Të jepen dy kartonë brenda një minute është pak e dyshimtë”, tha Ramadani.

Tutje Ramadani tha se qëllimi është që ta ruajnë pozitën e tretë në tabelë në mënyrë që të jenë tërheqës për ndonjë donator të ri.

“Ne e kemi vendosur si objektiv që të luftojmë dhe në fund ta ruajmë këtë vend për të qenë më tërheqës për ndonjë donator të ri. Kur je poshtë nuk je tërheqës për donatorët. Do të mundohemi ta japim maksimumin, pasi na presin disa ndeshje të vështira, por kjo fitore do ta ndihmoj shumë ekipin nga ana psikologjike”, është shprehur Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori