Kombëtarja e Francës ka arritur në finale të Ligës së Kombeve.

Kampionët e Botës mposhtën Belgjikën me një rikthim fantastik 3-2, derisa në finale do të takohen me Spanjën.

Por për këtë ndeshje të rëndësishme, trajneri Didier Deschamps nuk mund të llogarit në shërbimet e mesfushorit Adrien Rabiot.

Mesfushori i Juventusit ka rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe nuk mund të luaj ndaj Spanjës në finalen e madhe.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kombëtares së Francës në Twitter, teksa lojtari ka humbur sfidën finale.

26-vjeçari ishte titullar në gjysmëfinalen ndaj Belgjikës ku qëndroi në fushë për 75 minuta. /Telegrafi/