Publikohet lista për ndeshjet eliminatore me Italinë

Kosova e pret Italinë në Prishtinë më 29 prill, ndërsa më 3 maj këto dy përfaqësuese takohen në Follonica të Italisë.
Kosova, Italia dhe Rumania bëjnë pjesë në Grupin C të fazës së parë eliminatore për evropianin në hendboll të vitit 2018. Kosova është e fundit në grup, pasi ka humbur dy ndeshje nga Rumania, transmeton Koha.net.
Vetëm fituesi i grupit kalon tutje. Për Kosovën ky është cikli i parë eliminator.
Hendbollistët e ftuar
Portierë: A. Curri (Vëllaznimi), H. Dobroshi (Prishtina), M. Mehmeti (Kastrioti), H. Berisha (Besa Famiglia)
Alo e majtë: O. Beshiri (Prishtina), L. Fetahu (Samadrexha)
Fundorë: K. Krasniqi (Turqi), E. Kabashi (Gjermani), V. Zherka (Kastrioti), V. Dedaj (Zvicër), E. Gjuka (Besa Famiglia), Y. Mjeku (Prishtina), B. Syla (Kastrioti), D. Terziqi (Samadrexha)
Pivotë: K. Jupa (Besa Famiglia), P. Prekazi (Prishtina), D. Haxhimusa (Kastrioti)
Alo e djathtë: F. Hoxha (Prishtina), Sh. Ramadani (Zvicër), D. Tahirukaj (Besa Famiglia)





















































