LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e 14 lojtarëve që janë kandidatë për ‘Topin e Artë’

Publikohet lista e 14 lojtarëve që janë kandidatë për ‘Topin e Artë’

Kampionati evropian është drejt fundit dhe sonte do të luhet finalja e madhe Francë – Portugali.

Kështu ky kampionat ka dhënë edhe kandidatët e saj për ta fituar çmimin si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016.

Portali i njohur botëror goal.com, ka publikuar një listë prej 14 lojtarëve që janë kandidatë për ta fituar ‘Topin e Artë’.


Portugezi Cristiano Ronaldo është i pari në listë ndërsa pas tij vijnë Antoine Griezmann dhe Lionel Messi.

Si duket këta tre lojtarë do të kenë vëmendjen kryesore dhe ‘Topi i Artë’, do t’i takojë njërit nga këta tre.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve kandidat për ‘Topin e Artë’:

1. Cristiano Ronaldo 2. Antonie Griezmann 3. Leo Messi 4. Gareth Bale 5. Gianluigi Buffon 6. Neymar 7. Dimitri Payet 8. Luis Suarez 9. Paul Pogba 10. Robert Lewandowski 11. Andres Iniesta 12. Riyad Mahrez 13. Luka Modric 14. Thomas Muller. /Telegrafi/