LAJMI I FUNDIT:

Publikohet letra që Amber ia kishte dërguar Deppit para se të ndaheshin

Publikohet letra që Amber ia kishte dërguar Deppit para se të ndaheshin
Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Matt Roberts/Getty Images/Guliver)

Johnny Depp ka pohuar se Amber Heard i ka dërguar atij një mesazh të ëmbël për “dashurinë” e saj për të, para se t’i jepnin fund lidhjes. 55-vjeçari ka thënë se ish-gruaja e tij shkruante se ata të dy kishin “kontroll” dhe se ajo kishte menduar se aktori kishte vënë letra për divorc.

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Virginias, aktori pretendon se Heard i kishte shkruar një letër ku i fliste për dashurinë dhe lidhjen e veçantë që kishin.


Amber Heard (Foto: Jason Merritt/Getty Images for Art of Elysium/Guliver)

Bëje këtë ose mos e bëj, siç e shohim të arsyeshme. Ti dhe unë kemi kontroll. Dhe e dashurojmë njëri-tjetrin. Unë mendova se ti kërkove divorc. Ke thënë që po shkon dhe the lamtumirë. Më vjen keq nëse të kam lënduar. Unë nuk kam asgjë tjetër, përveç dashurisë për ty”, citohet të ketë shkruar Hard.

Depp ka hedhur poshtë disa herë akuzat e Amber për dhunë familjare ndaj saj gjatë kohës sa ishin të martuar, transmeton KP.

“Kur nuk pranova kërkesën e saj për para, Heard publikisht më akuzoi për dhunë familjare, duke kërkuar një urdhër kundër meje për t’u paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Angeles të premten, më 27 maj 2016”, ka deklaruar aktori, sipas të cilit, shenjat e lëndimeve në fytyrën e aktores nuk janë pjesë e goditjes me telefon siç kishte pohuar aktorja.

“Edhe një herë dhuna familjare ishte e pavërtetë”, ka theksuar Depp duke akuzuar ish-gruan se ka qenë e dhunshme edhe ndaj ish-partnerëve të saj të mëhershëm dhe se ajo ishte arrestuar për dhunë familjare ndaj ish- të dashurës së saj, Tasya Van Ree, me të cilën aktorja ka qenë në lidhje lesbike.

Të gjitha lajmet nga Johnny Depp
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Johnny Depp