Rita Ora ditë më parë festoi ditëlindjen e 30-të, për të cilën organizoi edhe një festë.

Por, për një veprim të tillë ajo u ‘ndëshkua’, pasi theu rregullat e COVID-19, pasi nuk lejohet grumbullimi i shumë personave, shkruan Mirror.


Thuhet se për këtë ajo ka paguar 13 mijë dollarë, ndërsa përpos pagesës ajo mori edhe komente nga fansat.

0 PAY Rita Oras illegal 30th birthday party 1 (Foto: Mirror)

Në disa imazhe të publikuara nga Mirror, shihet se si policia kishte mbërritur në festën e saj, teksa miq të saj shihen me pije e akuj në duar.

Disa prej tyre shfaqnin oficerët të cilët vëzhgonin organizimin nga dritaret e lokalit, që ndodhet në Notting Hill.

0 PAY Rita Oras illegal 30th birthday party (Foto: Mirror)

Rita ndërkaq shihej me një veshje modeste, kurse në dorë kishte rrobat të cilat i kishte përgatitur t’i vesh në festë.

0 PAY Rita Oras illegal 30th birthday party 2 (Foto: Mirror)

Vlen të përmendet se artistja e njohur ka kërkuar falje publike, duke marrë përgjegjësitë për atë që ka bërë. /Telegrafi/

1 PAY Rita Oras illegal 30th birthday party (Foto: Mirror)