LAJMI I FUNDIT:

PSG ëndërron për dyshen Zidane – Wenger

PSG ëndërron për dyshen Zidane – Wenger

Paris Saint-Germain po planifikon të bëjë gjëra të mëdha me të përfunduar ky edicion.

Skuadra francez është në kërkim të lavdisë në Evropë, pasi tashmë Ligue 1 e kanë pushtuar.


Sipas asaj që raporton gazetari Santi Aouna, PSG po planifikon që të marrë Zinedine Zidanen dhe Arsene Wengerin.

Të gjitha lajmet nga PSG
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Ish-strategun e Real Madridit, klubi nga Parisi e sheh si zëvendësues të Mauricio Pochettinos që nuk po arrin të tregojë sukses.

Në anën tjetër, Wenger që ka rol drejtues në FIFA, shihet në rolin e drejtorit sportiv dhe të synojnë së bashku të realizojnë transferime të mëdha.

Zidane ka kohë që po kërkohet nga PSG, derisa Wenger ende nuk është përcaktuar nëse do të rikthehet në ndonjë klub si drejtor apo si trajner. /Telegrafi/