LAJMI I FUNDIT:

“Pse je me to”, balada e re e Yll Limanit

“Pse je me to”, balada e re e Yll Limanit

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të sosh që janë publikuar gjatë sezonës së verës nga këngëtarët e estradës sonë shqiptare.

Yll Limani, i cili njihet për baladat me tematika të mira, kësaj radhe ka ardhur një e tillë, por që ka doza të këngës paksa ritmike.


“Pse je me to”, titullohet kënga e re e artistit që flet për dashurinë, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video mjaft të veçantë.

Kënga mban vulën e BigBang të RedBox Entertainment teksa ka tekst të vetë këngëtarit prishtinas.

Ndryshe, Ylli ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/