Në pushimin ndërmjet dy stinorëve nga skuadra e Prishtinës janë larguar dy prej hendbollistëve më të mirë që ka Kosova. Kreshnik Krasniqi tash luan në Turqi, ndërsa Enis Kabashi së shpejti do të udhëtojë drejt Gjermanisë, atje ku do ta vazhdojë karrierën.

“Ne kemi arritur marrëveshje me tre hendbollistë të rinj, të cilët do t’i zëvendësojnë Kreshnik Krasniqin e Enis Kabashin”, i tha të enjten gazetës ‘Sport Plus’, trajneri Kabashi. “Ne kemi arritur marrëveshje gojore me të tre hendbollistët e përmendur, ndërsa në ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizmi i tyre në FHK”, shtoi Kabashi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app