Prishtina ndalet nga 89-shi

Prishtina hyri në këtë takim me të vetmin qëllim fitoren, pasi vetëm fitorja do t’i lejonte një distancë të vogël me Ferronikelin në luftën për titull të kampionit, por një gjëje të tillë nuk ia arriti përballë Trepçës ’89.
Edhe pse mitrovicasit janë dorëzuar në luftën për titull të kampionit, kanë zhvilluar një lojë të bukur që në fund përfundoi me rezultat të barabartë.
Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për shënim por portierët Bekaj në njërën anë dhe Manxholli në anën tjetër ishin në formë të lartë.
Pas kësaj pike, Prishtina mbetet në pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Ferronikeli, ndërsa 89-shi renditet në vendin e pestë me 45 pikë.
Ndeshje tjetër interesante u zhvilluar edhe në Skënderaj, mes Drenicës vendase dhe Dritës së Gjilanit.
Edhe pse fitorja ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat, një gjëje të tillë nuk ia arritën asnjëra pasi në fund u ndanë në paqe 0-0.
Drenica ndodhet në pozitën e shtatë në tabelë me 35 pikë të tubuara, ndërsa Drita zë vendin e 10-të me 30 sosh.
Ndërkohë, Istogu ka arritur një fitore të madhe, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2-1.
Për vendasit të dy golat u shënuan nga Kushtrim Gashi i cili është duke kaluar formë mjaftë të mirë, ndërsa për Ferizajn shënoi Tërshana në fund të ndeshjes.
Me këtë fitore, Istogu ka bërë një hap të madh në luftën për t’i ikur barazhit, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e tetë me 33 pikë të tubuara. /Telegrafi.
Prishtina – Trepça ’89 0-0
Drenica – Drita 0-0
Istogu – Ferizaj 2-1



















































