Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, trajneri i prishtinasve, Ramiz Krasniqi.

“Brenda dy-tre ditëve do të dihet gjithçka te Prishtina. Do të bisedojmë me disa lojtarë që i'u ka skaduar kontrata për mundësinë e vazhdimit si dhe do të dihet edhe kush do të largohet”, theksoi Krasniqi.


Trajneri i Prishtinës e ka pranuar se janë afër marrëveshjes me futbollistin, Elhami Berisha (Feronikeli), ndërkaq emra të tjerë nuk përmendi.

“Do të bëjmë edhe disa përforcime por emrat nuk dua t'i përmend përveç Elhami Berishës që është e vërtetë që jemi të interesuar për të dhe kemi biseduar. Edhe çështja e transferimeve do të mësohet brenda ditëve”, përfundoi Krasniqi.

Prishtina, sezonin që shkoi përfundoi në pozitën e tretë dhe llogaritet kampionati i fundit llogaritet si i dështuar.

telegrafi sport app