Drejtori i Prishtinës, Sokol Krasniqi në këtë ceremoninë festive, me disa fjalë ka elaboruar njëvjeçarin e klubit prishtinas. Sokoli tha se viti 2014, ka qenë i suksesshëm në rrafshin vendor, por sipas tij, Prishtina ka qenë e suksesshme edhe në rrafshin ndërkombëtare.

Duke folur për vitin që është në ikje, Sokoli i vlerësoi të kënaqshme rezultatet dhe performancën e skuadrës, derisa në rrafshin ndërkombëtar, ai veçoi ndeshjen ndërkombëtare në mes Prishtinës dhe Sivassporit që atë kohë skuadra turke drejtohej nga legjenda braziliane Roberto Carlos.


Më disa fjalë gazetarëve dhe të pranishmeve iu drejtuar edhe trajneri i FC Prishtinës, Bylbyl Sokoli, i cili gjatë pjesës së parë të garave nuk i kishte aq për qejfi gazetarët.

Sokoli tha se nga koha kur ai mori ‘timonin’ e kryeqytetasve, kanë nisur ndryshimet e mëdha tek ‘bardhekaltrit’. Ai është i bindur se Prishtina në pjesën e dytë të garave, do të jetë skuadër edhe më e fortë.

“Nga koha kur unë kam marr drejtimin e skuadrës kanë nisur ndryshimet në klub. Kemi pasur paraqitje të mirë në stinorin vjeshtor, por jam i bindur se pjesën e dytë të garave, Prishtina do të jetë skuadër edhe më e fortë”, ka thënë Sokoli.

“Me prurjet që janë bërë dhe punën që do të bëhet, besoj se në pranverë do të jemi edhe më të mirë. Ne kemi skuadër të mirë dhe mendoj se mund të marrim kreun e tabelës që është edhe synimi ynë”, tha Sokoli.

Krejt në fund Prishtina me rastin e ndërrimit të motmotit promovoj edhe kalendarin për vitin 2015.

Ky kalendar është i pari i llojit të tillë në Kosovë. Kalendari dymbëdhjetë faqesh përmban fotografi të secilit seleksion dhe fotografi që e pasqyrojnë aktivitetin e FC Prishtinës. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app