Prishtina do ta sjellë trofeun në Kosovë

Prishtina mposhti Rilskin në finalen e parë me rezultat 74-72 dhe i duhet një fitore për t’u shpallur kampione e Ligës Ballkanike dhe në këtë gjë beson edhe legjenda e klubit, Florian Miftari.
“Gjithçka është normale sa i përket lojës. Sot nuk kemi pasur fat, por nuk do të thotë se nuk do të kemi fat edhe në finalen e dytë. Kemi ekip më të mirë se Rilski dhe ne do të shkojmë atje për fitore, mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë sepse Rilski luan mirë, por kësaj radhe unë besoj shumë në ekipin tonë”.
“Në bazë të kësaj forme që patëm sot, ne do të donim që ndeshja e kthimit të zhvillohej në Prishtinë, por besojmë që do ta sjellim trofeun e Ligës Ballkanike në Prishtinë”, ka thënë Miftari në emisionin Interaktiv të KTV-së. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































