Presidenti i Trepçës: Policia nuk ishte “kërkah”

Nexhmedin Haxhiu, kryetar i Trepçës është shprehur me keqardhje për skenat e dhunës që janë shfaqur në stadiumin e ekipit të tij në ndeshjen me Prishtinën. Dhuna nga shikuesit ka ndërprerë takimin derbi në minutën 25, raporton Sporti1.
“Më vjen shumë keq që ndodhi kjo, përkundrazi ne gjithmonë me Prishtinën kemi pasur marrëdhënie të mira, kurse unë personalisht nga të gjitha skuadrat tjera me Prishtinën kam raporte të shkëlqyera. Kam dashur të jetë ndeshje e mirë, kurse me nënkryetarin e Prishtinës, Afrim Muçiqin ishim duke e parë ndeshjen”.
“Erdhën “Plisat”, ndodhi çka ndodhi ndërmjet tifozëve, kurse siguria e policisë nuk ka qenë në nivel . Kjo ka ndodhur vetëm për shkak policisë”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































