LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FIFA-s, Infantino: Po e shqyrtojmë mbajtjen e Kupës së Botës çdo dy vite

Presidenti i FIFA-s, Infantino: Po e shqyrtojmë mbajtjen e Kupës së Botës çdo dy vite
Infantino (Foto: FIFA)

Gianni Infantino, president i FIFA-s, ka hapur disa tema intriguese në një takim në Doha të Katarit.

Infantino dhe drejtuesit e FIFA-s ndodhen në Doha, ku organizata e futbollit po kryen një pjesë të studimit të saj se sa është e realizueshme dhe praktike mbajtja e Kupës së Botës çdo dy vjet.


Megjithëse një ide e tillë shpejt fitoi shumë rivalë nga anëtarët UEFA-s, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Infantino (Foto: FIFA)

Infantino ka thënë se: “Po studiojmë kalendarin dhe po konsultohemi me të gjithë”.

“Në të gjithë këtë, ne kryesisht duam të dëgjojmë zërin e vetë protagonistëve, lojtarëve dhe trajnerëve. Në fillim, nuk do të doja të refuzoja asgjë si ide”.

Kundërshtarë të shumtë të kësaj ideje, kryesisht nuk duan të bëjnë diçka krejtësisht të zakonshme nga diçka e veçantë, siç është Kupa e Botës, e cila mbahet çdo katër vjet.

Ceferin e Infantino (Skysports)

Infantino përmendi gjithashtu mbushjen e kalendarit të futbollit.

“Ka shumë ndeshje të pakuptimta dhe kalendari aktual ka arritur kufijtë. Ky lloj orari është i paqëndrueshëm. Ne duhet të kemi një sistem unik, i cili do të dallojë në mënyrë domethënëse klubin nga ndeshjet e ekipit kombëtar”, ka thënë kreu i FIFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori