LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Vjen “Dje & Sot”, bashkëpunimi i shumëpritur nga Ledri dhe Noizy (Video)

Premierë: Vjen “Dje & Sot”, bashkëpunimi i shumëpritur nga Ledri dhe Noizy (Video)

Hip hop artistët, Ledri Vula dhe Noizy, sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri të titulluar “Dje & Sot”.

Ledri dhe Noizy sot publikojnë klipin, mendojnë t’i lënë shkollat pa mësim (Foto)
Lexo po ashtu Ledri dhe Noizy sot publikojnë klipin, mendojnë t’i lënë shkollat pa mësim (Foto)

Për krijimin e kësaj kënge përveç dyshes janë përkujdesur edhe Bled Basts, Johan Bejerholm, Butrit Bucinca dhe Duja.


Ky është projekti i parë ku dyshja Ledri dhe Noziy kanë bashkupunar së bashku, duke bërë kështu të hapet një dimension i ri në hip hopin shqiptarë.

Kënga pritet të jetë një hit, dhe për këtë gjë janë shprehur të sigurt edhe vet artistët.

Ka kohë që është paralajmëruar ky projekt me shumë bujë në media.

Mbetet të shihet, se sa klikime do të gjenerojë, kurse projekti hapë dimension të ri në skenën e hip hopit shqiptar.

Kjo pasi të dy reperët ishin të armiqësuar shumë vite më parë, kurse sot kanë realizuar bashkëpunim.

Besohet se në këto raporte ka ndikuar shumë menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili ka pajtuar artistët dhe i ka ulur në studio. /Telegrafi/

/Telegrafi/