LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Adelina Berisha sjell “E dehur jam” në versionin akustik

Premierë: Adelina Berisha sjell “E dehur jam” në versionin akustik

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka bërë të ditur ditë më parë se është në realizim të një prej projekteve më të veçanta të karrierës së saj.

Bëhet fjalë për një sesion këngësh të kënduara live në sesionin akustik, e njëra nga këto këngë sapo është lansuar në YouTube.


“E dehur jam” është kënga e parë e këtij sesioni, të cilën Adelina e sjell ndryshe të kënduar në versionin e saj.

“Ky projekt përfshin tri albume me këngë ‘cover’, në tri zhanre të ndryshme, ndërsa se cilat do të jenë ato këngë, nuk dua ta zbuloj, sepse dua ta lë befasi për fansat. Orkestrimet janë punuar nga ‘EthnoMusic’, përfaqësuar nga Burim Krasniqi dhe video është punuar nga ‘RedMedia KS’, gjithashtu nga Burimi. Këto janë këngë që janë dëgjuar më herët, por të kënduara në versionin tim. Por si projekt në veçanti, ua dedikoj të gjithë fansave të mi”, ka thënë Adelina Berisha për Telegrafin.

Adelina Berisha flet rreth sesionit të ri me këngë 'live': Muzikën ua dedikoj fansave të mi
Lexo po ashtu Adelina Berisha flet rreth sesionit të ri me këngë 'live': Muzikën ua dedikoj fansave të mi

Këngëtarja shfaqet mjaft atraktive dhe tërheqëse në video, teksa interpreton live këngët e vejtra dhe qytetare.

Në ditët në vazhdim, ajo pritet të sjellë edhe këngë të tjera nga ky sesion, të kënduara live në versionin akustik.

“E dehur” është një këngë e vjetër nga Nexhmije Pagarusha, këngë e cila është kthyer në frymëzim për shumë gjenerata, dhe e tillë duket të ketë qenë edhe për këngëtaren Berisha. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NtFqL9ZPCQk&feature=youtu.be

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Magazina
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Magazina
Kalo në kategori