LAJMI I FUNDIT:

Policia ka bastisur zyrat e gjigantëve italianë

Policia ka bastisur zyrat e gjigantëve italianë

Policia italiane hyri në zyrat e klubeve të Serie A si Roma, Lazio dhe Salernitana dhe nisi një hetim për pagesat për transferimet në periudhën e fundit, shkruan ANSA.

Në rastin e klubit të Romës, autoritetet e ndjekjes penale kanë shqyrtuar periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2021, kur aksionet e klubit nga kryeqyteti i Italisë ishin ende në bursën e Milanos.


Në Romë ata njoftuan bashkëpunimin e plotë me autoritetet dhe shprehën dëshirën për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave. Disa ish-drejtorë ekzekutivë dhe aktualë, si dhe ish-presidenti James Pallotta dhe pasardhësi i tij Dan Friedkin, janë konfirmuar se janë nën hetim.

Roma, Lazio dhe Salernitana po hetohen për kontratat e ndërsjella që nga koha kur pronar i të dy klubeve ishte njëkohësisht Claudio Lotito. Lazio dyshohet se lëshon fatura për transaksione inekzistente dhe si rrjedhojë falsifikon bilancet.

Lazio njoftoi se të gjitha bilancet dhe dokumentet e tjera janë gjithmonë në dispozicion të hetuesve dhe se duan rezultate sa më shpejt të jetë e mundur.

Lotitos iu desh të hidhte në treg aksionet e Salernitanas në qershor 2021, kur skuadra u promovua në ligën më të mirë të Italisë, pasi sipas rregullave askush nuk mund të zotërojë dy ose më shumë skuadra italiane në të njëjtin nivel konkurrimi.

Manipulimet financiare të drejtuesve të klubeve italiane janë shpesh në shënjestër nga autoritetet tatimore dhe gjyqësore italiane, policia dhe FIGC.

Kjo e fundit i zbriti 15 pikë Juventusit në fund të janarit për shkak të parregullsive në biznes, si dhe vendosi ndalime të gjata për ish-drejtuesit e Juventusit, të drejtuar nga ish-presidenti Andrea Agnelli, Fabio Paratici, Federico Cherubini dhe ish-anëtarë të tjerë të bordit të drejtorëve.

Drejtuesit e Juventusit kanë apeluar dënimin e fundit në Komitetin Olimpik Italian dhe seanca është caktuar për 19 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori