LAJMI I FUNDIT:

Polici i Portokalli, është piktor i diplomuar (Video)

Polici i Portokalli, është piktor i diplomuar (Video)

Pasionin e lindur, aktori i humorit, Florian Binaj, e prezanton në ekspozitën e tij të parë personale “Paralel”.

Krahas humorit që sjell çdo të diel në “Portokalli”, Flori, i diplomuar në degën e pikturës grafike, kurorëzon në këtë ekspozitë punën e tij 10-vjeçare, duke sjellë një anë të panjohur për publikun e gjerë.


“Kam dashur të sjell në opinonin publik dhe tek të gjithë ata që më ndjekin prej 12 vjetësh në ‘Portokalli’, atë për të cilën unë kam që prej 2 vjeç e gjysmë që e kam talent e që është piktura, vizatimi. Një pjesë janë bërë gjatë provave, në lexim tavoline nga 20-45 minuta kohë, por ka edhe grafika që janë realizuar gjatë atyre të dielave të shenjta që i kemi pushim”, thotë duke qeshur Binaj.

Në mes tyre, Flori tregon se ka pasur edhe nga ato punë të cilave u ka dedikuar mbrëmje të tëra deri në orët e para të mëngjesit.

“Punët më të vështira janë disa piktura, më saktë piktura e Duomos në Milano e cila më ka bërë të thinjem. Më është dashur gati çdo muaj të punoj gjysmë ore çdo natë”, vijoi ai.

Për miqtë dhe kolegët në “Portokalli”, talenti i Florit në pikturë është i njohur.

“Sigurisht që e njoh këtë dimension të Florit sepse zakonisht në prova merret me shumë gjëra njëkohësisht”, thotë aktori Marin Orhanasi.

“Flori ka bërë një karikaturë timen se si dukem në atë xhupin që është realisht ashtu. Ajo që më bën përshtypje është zbërthimi i saktë i ideve që ka Flori në kokë dhe të hedhura pastaj në letër”, u shpreh aktorit tjetër i “Portokalli”, Irgen Çela.

Një ekspozitë e dytë me karikatura të stafit të “Portokallisë” do të jetë hapi i radhës i Florian Binajt. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori