Të dielën pasdite është ndërprerë kryendeshja e javës në ligën e futbollit të Kosovës mes Trepçës dhe Prishtinës, pasi tifozëritë e klubeve kanë sulmuar njëra-tjetrën në tribunat e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ndërsa kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi, ka thënë se i vjen keq për këtë ndodhi duke kërkuar edhe nga organet kompetente që ta zgjidhin këtë problem.


“Më vjen keq nga tifozët që kanë ardhur dhe uroj të kenë shpëtuar pa lëndime. Nuk e di pse kjo sjellje e tifozëve, nuk mund t’i kuptoj. Besoj që edhe Zvezda e Beogradit me qenë prezent nuk ishte hedhur koktej molotovi”, ka thënë Krasniqi për Kohën Ditore.

“Kjo gjë mund të vras njeriun, derisa ajo është hedhur. Megjithatë s’jam kompetent të merr merrem, por këto gjëra duhet të parandalohen, sepse s’po flasim për të lënduar, por mund të ketë edhe viktima”, shtoi ai. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app