LAJMI I FUNDIT:

Plas ‘bomba’ te Juventusi, përleshje mes Sarrit dhe Pjanicit

Plas ‘bomba’ te Juventusi, përleshje mes Sarrit dhe Pjanicit

Miralem Pjanic do të mbetet jashtë për përballjen e Juventusit me Bolognan nesër, pas një pozicioni të tensionuar me trajnerin Maurizio Sarri në stërvitje.

Klubi i madh italian po përjeton ditë të këqija pas rikthimit të futbollit pas pezullimit tre mujor shkaku i pandemisë.


Pas humbjes së finales nga Napoli në Coppa Italia, tani Bianconerët po përballen edhe me probleme të brendshme.

Motra e Cristiano Ronaldos shfryn me kritika ndaj taktikave të Maurizio Sarrit, këshillon portugezin të largohet nga Juventusi
Lexo po ashtu Motra e Cristiano Ronaldos shfryn me kritika ndaj taktikave të Maurizio Sarrit, këshillon portugezin të largohet nga Juventusi

Fjala është për raporte të tensionuara mes Pjanicit dhe trajnerit Sarri.

Sipas gazetës italiane La Stampa, pati një përleshje prapa skenave mes mesfushorit boshnjak dhe trajnerit të tij.

Deri tek kjo përleshje thuhet se ka ardhur pas raporteve jo të mira dhe mundësive të pakta që Sarri po i jep lojtarit, i cili ishte titullar në të kaluarën.

Cristiano Ronaldo gjithashtu thuhet se është i irrituar nga situata, i pakënaqur me përdorimin si një qendërsulmues i rastit në mungesë të të dëmtuarit Gonzalo Higuain. /Telegrafi/