LAJMI I FUNDIT:

Motra e Cristiano Ronaldos shfryn me kritika ndaj taktikave të Maurizio Sarrit, këshillon portugezin të largohet nga Juventusi

Motra e Cristiano Ronaldos shfryn me kritika ndaj taktikave të Maurizio Sarrit, këshillon portugezin të largohet nga Juventusi

Motra e Cristiano Ronaldos ka folur me kritika rreth taktikave të trajnerit Maurizio Sarri pasi Juventusi humbi nga Napoli në finalen e Coppa Italia.

Bianconerët humbën 4-2 në penallti pas një barazimi 0-0 në kohën e rregullt, me Paulo Dybala dhe Danilo që të dy humbën goditjet nga pika e bardhë.

Për herë të parë në karrierën e tij me klube, Ronaldo ka humbur dy finale radhazi dhe motra e tij Elma Aveiro i vuri fajin stilit të lojës së Sarrit duke mos marrë më të mirën nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Ronaldo me rekord të zi te Juventusi, hyn në histori për finale të humbura
Lexo po ashtu Ronaldo me rekord të zi te Juventusi, hyn në histori për finale të humbura

Kritikat e motrës së Ronaldos erdhën me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Çfarë mund të bësh më shumë? Kjo është dhe kjo është e gjitha, kjo është arsyeja pse dashuria ime nuk mund të bëjë mrekulli vetë… Unë nuk e kuptoj se si mund të luash kështu.. ngrite kokën, Mbreti im”, ka shkruar ajo në Instagram.

Pavarësisht se vlerësohej se ishte një nga goditësit më të mirë në botë, Ronaldo nuk gjuajti penalltinë gjatë finales ndaj Napolit.

Shumë besojnë se arsyeja pse ai nuk gjuajti penallti ishte sepse ai donte të bëhej goditësi i pestë dhe në fund të fundit heroi i finales, por nuk arritën në atë fazë pasi Napoli shënoi të katër penalltitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori