LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e parë e finales së Kupës: Sigal Prishtina në epërsi prej katër pikësh ndaj Bashkimit

Pjesa e parë e finales së Kupës: Sigal Prishtina në epërsi prej katër pikësh ndaj Bashkimit

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë është duke u zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Në këtë sfidë janë vënë përballë Bashkimi dhe Sigal Prishtina, të cilët pjesën e parë e kanë mbyllur me rezultat 34-38.

Në dhjetëminutëshin e parë, skuadrat ishin të kujdesshme, mirëpo ekipi nga kryeqyteti arriti që ta mbyllte me epërsi (17:23).


Në çerekun e dytë, prizrenasit u angazhuan për ta ngushtuar diferencën dhe në një moment arritën ta barazonin rezultatin, mirëpo Prishtina sërish krijoi epërsi dhe shkoi në pushim me rezultat 34-38.

Të gjitha lajmet nga FINAL 8
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga FINAL 8

Kujtojmë se Sigal Prishtina është kampion në fuqi i kësaj gare, pasi është fitues i Kupës së Kosovës nga edicioni i kaluar.

Kryeqytetasit janë stolisur 12 herë me këtë trofe (prej vitit 1991 e deri më 2017) dhe janë duke e kërkuar triumfin e 13-të me radhë.

Nga ana tjetër, ekipi nga Prizreni e ka fituar vetëm një herë Kupën e Kosovës në basketboll dhe kërkon një tjetër trofe për sirtarin e vet.

Theksojmë se këtë edicion për herë të parë është zhvilluar ‘Final 8’ i Kupës së Kosovës me këtë format (në periudhën 28 shkurt – 4 mars) në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

‘Final 8’ më parë është organizuar në Gjakovë në vitin 2014, por jo në këtë format. Këtë edicion, organizator i ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës është Golden Eagle Ylli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori