SUPERLIGA

Nga ndeshjet më interesante dhe dramatike të kësaj jave në Superligë ishte fitorja e Victoria & Sllatina Poshtme të cilët mposhten me një përmbysje të madhe skuadrën e Eskavatorit. Pjesa e parë i takoi Eskavatorit (2-1), mirëpo në gjysmën e dyte Victoria arriti të përmbyste rezultatin në 5-6, me një triler golash në minutat e fundit.


FOTO SUPERLIGA(1)

Përmbysje të rezultatit bëri edhe Termo Luli që fitoi derbin me Orchide & Sëiss Plus. Rinor Rakaj kaloi në epërsi Orchiden në pjesën e parë, ndërsa në gjysmën e dytë Narcis Alibegu dhe Lulzim Ismajli shënuan dy gola për të arkëtuar kështu tri pikë shumë të rëndësishme që e ngritin përsëri në pozitën e parë. Në anën tjetër, Gëzim Rusi i siguroi skuadrës së Dental & Palloshi Trade një tjetër fitore me rezultat minimal ndaj Shqiponjës, ndërsa Maestro befasoi Elektring duke barazuar 4-4. Në ndeshjet tjera, Egzon Shabani shkëlqeu me 6 gola në fitoren e Unioni SHPK, ndërsa Komogllava & Eurolindi ishte e pagabueshme ndaj Termos.

SUPERLIGA   GOLASHENUESIT

LIGA E PARË

Në Ligën e Parë kishte poashtu takime interesante, ndërsa liderët e këtij grupi, Balaj, Pleshina dhe Fabefa u treguan të pagabueshme në përballjet e tyre, ndërsa Elita u befasua nga Labinoti & QDT Medina duke u mposhtur minimalisht me golin e Mirsad Llabjanit. Stargraf poashtu pësoi humbje të thellë nga Union duke dështuar të tregojë potencialin e saj, ndërsa Festa vazhdon ngritjen në tabelë pas humbjes që pësoi në javën e dytë.

FOTO LIGA 1(3)

Fitore me rezultat të thellë regjistruan Gama dhe Mercedes Benz Isa Service të cilat mposhten Te Iriqin, respektivisht Colo Colo. Flakim Qerimi vazhdon të tregohet vendimtar për Shkendija & Fin Center pasi mposhti Termo Roshen, ndërsa Sojeva merr pikë të rëndësishme duke mposhtur Ferplast 2-1.

LIGA 1   GOLASHENUESIT

LIGA 2A dhe 2B

Ne Ligën e Dytë kishte poashtu ndeshje derbi dhe interesante. Reklama Krosa ka fituar derbin e xhiros së pestë në Ligen 2A, pasi ka mposhtur favoritet e këtij grupi, Big Eagle me rezultat 4-1, duke ia regjistruar humbjen e parë këtë sezon skuadrës së Ridvan Veselit, ndërsa Doni Fruits mposhti 2-1 Classic. Te Luzha dhe Sprint fituan me rezultate bindëse duke mposhtur Akademin, respektivisht Diti Balaj, ndërkaq Ura Market vazhdon të tregohet skuadër befasuese e këtij grupi pasi mposhti Happy Market 6-2.

LIGA 2A   GOLASHENUESIT

Në grupin 2B, Qielli vazhdon të shkëlqejë me lojë dhe rezultate fantastike pasi mposhti bindshëm N'Chosh (6-12), ndërsa Jashari Petrol debutoi me fitore ndaj Nerodimes. Takime interesante ishin ato ndërmjet BesiFas - Rakaj, ku skuadra e Naim Thaqit u tregua më e saktë duke mposhtur BesiFas me rezultat të ngushtë 3-4, ndërsa Gerlica fitoi derbin me Ujqit duke e mposhtur me përmbysje 2-3 në minutat e fundit të ndeshjes. Skuadra e Gremes ia shkaktoi humbjen e parë Komuneës duke e mundur me rezultat 7-2 me golat e Hashim Bajramit dhe Arbnor Bajramit.  

LIGA 2B   GOLASHENUESIT

telegrafi sport app