SUPERLIGA

Në praninë e një numri të madhe të tifozëve, BBF Company dhe Komogllava & Eurolindi zhvilluan derbin e javës në Superligë. Skuadra e Rexhep Murselit u tregua superiore në këtë takim, duke e fituar me lehtësi ndeshjen dhe duke ja shkaktuar humbjen e parë Komogllavës, e cila e dorëzoi edhe pozitën e parë në tabelë.


FOTO SUPERLIGA(2)

Humbjen e parë këtë sezon e pësoi edhe Elektring, që u befasua nga Vicotria duke u mposhtur 2-1, ndërkaq takimi tjetër interesant mes Termo Lulit dhe Dental & Palloshi Trade i takoi skuadrës së Dental me rezultat 1-4. Pikët maksimale arriti t’i marrë edhe Eskavatori, që edhe pse ishte i përgjysmuar nga lëndimet e lojtarëve kyç, doli fitimtar në sfidën me Maestro&Besa.

Shqiponja&Produkt Market u mposht nga Orchide & Swiss Plus, ndërsa në anën tjetër Laci tregoi se ka rigjetur formën më të mirë pas fitoi 3-2 ndaj Vetvendosjes. Elektroplast tregohet e dobët edhe ndaj United, ndërsa Guacka nën ethe triumfon ndaj Lloshkobares. Dy skuadrat tjera të cilat po luftojnë për titull këtë sezon, Arxhendi &Brendi Company dhe Unioni SHPK kaluan pa probleme testet e kësaj jave ndaj Termos, respektivisht Dardanisë.

GOLASHENUESIT   SUPERLIGA(1)

LIGA E PARË

Ne kuadër të ligës së parë, Fabefa deklasoi Festën 6-1, ndërsa Kombëtarja A ishte e pafat ndaj Mercedes Benz Isa Service pasi lëshoi fitoren nga dora në çastet e fundit të takimit edhe pse kishte avantazh të trefishtë, por në fund u dorëzua ndaj yjeve të skuadrës në krye me Qazim Gashin i cili ishte me i miri i këtij takimi. Fitoreve këtë javë i është rikthyer edhe Shkendija & Fin Center të cilët mposhtën skuadrën në krizë InterGraf, ku forma e Flakim Qerimit vazhdon të shkëlqejë për skuadrën e Shkëndisë.

FOTO LIGA 1(4)


Al-Beni Plast regjistroi fitoren e parë pasi mposhti skuadrën e fundit në tabelë Ghost, ndërkaq Balaj barazon përsëri me rezultat 3-3 ndaj Termo Roshes se Blerim Reshanit. Pleshina vazhdon me bilanc të 100% edhe në takim me Colo Colo (4-2), ndërkaq Gama i jep fund serisë pozitive pasi u ndal nga Sojeva duke pësuar 1-3 me 2 gola të Albion Hetemit, i cili po kalon një formë të lartë me skuadrën e tij. Në takimet tjera Labinoti & QDT Medina të hendikepuar nga suspendimet humbën 2-5 nga Union, ndërsa StarGraf-Qendra A&M si duket është këndellur pas fitores ndaj Qëndrimit.

GOLASHENUESIT   LIGA 1(1)

LIGA 2A DHE 2B

Në ndeshjet e ligës së dytë, kishte edhe rezultate befasuese. Në Grupin A, FC One u ndal nga Rinia(Z) duke u mundur 2-4, ndërsa PurePower i rikthehet fitoreve pasi mposhti rivalet direkt, Surqinen. Te Luzha humbet ndeshjen me Reklama Krosa duke mbetur prapa rivalit për titull, pasi Sprint e cila gjendet e vetme në krye të tabelës vazhdoi me fitore të thella pasi mposhti 7-1 Happy Market. Big Eagle befasohet sërish duke treguar një krizë të vogël rezultatesh pasi u mund 2-5 nga Tasjani, ndërsa Kastriot Rexhepi debutoi më dopietë në fitoren 4-1 të Doni Fruits, ndërsa pikë maksimale arriti edhe Diti Balaj ndaj Classic.

GOLASHENUESIT   LIGA 2A(1)

Në Grupin B, Greme ndali serinë e fitoreve Flo Term duke i mposhtur 6-2, ndërsa me pikë maksimale vazhduan edhe Jashari Petrol dhe Gërlica të cilat duken skuadra me potencial në këtë grup. Besi-Fas u rikthye nga diavantazhi i pjesës së parë për të fituar ndaj IKS Comunication, ndërsa Komuna deklasoi Rakaj (8-0). Qielli përpak sa nuk gaboi këtë javë nga NTP Mensuri teksa fitoj 5-4, ndërsa Bardhi realizon edhe fitoren e dytë duke mposhtur Elsam Company 5-1. 

GOLASHENUESIT   LIGA 2B(1)

telegrafi sport app