Milani ka pësuar humbje nga Torino pas një serie prej katër fitoreve radhazi në kampionat.

Reklama

Rossonerët u mposhtën me rezultat 2-1 duke mbetur gjashtë pikë mbrapa liderit të kampionatit Napoli.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka kritikuar futbollistët e tij për humbjen, teksa ka thënë se Torino e meritoi plotësisht fitoren.

“Pësuam dy gola shumë shpejtë dhe u demoralizuam totalisht. Ne u përpoqëm te reagonim, por nuk ishim mjaftueshëm cinik. Lojtarët nuk u bindën skemave që u kërkova”.

“Torino bëri një ndeshje të mirë, na vendosi në vështirësi dhe e meritoi. Sulmi nuk funksionoi siç unë doja dhe kishim pak thellësi, sidomos në pjesën e dytë”, tha Pioli.

Reklama

Tutje Pioli foli edhe për ndeshjen e ardhshme që Milani e luan në mesjavë ndaj Salzburgut, ku i duhet fitorja ose barazimi për të kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Reklama

“Do të qëndrojmë në Millanello, sepse duhet të dalim direkt nga ky moment, për të lënë pas këtë humbje. Duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur ndaj Salzburgut dhe duhet të kualifikohemi, këtë e kanë të qartë edhe lojtarët”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/