LAJMI I FUNDIT:

Pioli flet për të ardhmen e tij te Milani dhe hendekun me cilësitë e Interit

Pioli flet për të ardhmen e tij te Milani dhe hendekun me cilësitë e Interit

Stefano Pioli zbuloi se kur do të njoftoj planet e tij të së ardhmes me Milanin, por edhe hendekun e skuadrës me liderët e ligës, Interin.

Kuqezinjtë kanë qenë në formë të mirë që nga dhjetori, duke humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e tyre të fundit në Serie A, një ecuri që i vendos ata të dytit në tabelë. Me sigurimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, klubi tani mund të kalojë fokusin në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Romën në çerekfinale.


Pioli ka qenë figura e shumë kritikave këtë sezon dhe një listë e gjatë e zëvendësuesve të mundshëm te Milani është publikuar nga mediat muajt e fundit, duke përfshirë Thiago Motta të Bolognës, Roberto De Zerbi të Brighton dhe Antonio Conte pa ekip.

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë
Lexo po ashtu Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Duke folur në një konferencë shtypi, Pioli fillimisht diskutoi nëse diferenca prej 14 pikësh me Interin ishte e vërtetë.

“14 pikët janë reale, sepse nuk mund ta ndryshojmë tabelën. Ata patën një sezon të jashtëzakonshëm, ndërsa ne, sidomos në një muaj, nuk arritëm të merrnim disa fitore të tjera. Në dy-tre muajt e fundit kemi qenë një ekip shumë konkurrues, duhet të vazhdojmë kështu deri në fund”, ka thënë fillimisht Pioli.

Pioli e pranon se ka përfunduar gara për titull në Serie A
Lexo po ashtu Pioli e pranon se ka përfunduar gara për titull në Serie A

Ai foli për intervistën e drejtorit ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlanit për Gazzetta dello Sport dhe nëse një ndeshje specifike mund të ndryshojë fatin e klubit këtë sezon.

“Jo, ka 10 ndeshje në ligë dhe shpresoj 5 në Ligën e Evropës, të cilat do të jenë të gjitha të rëndësishme. Më e rëndësishmja ndërkohë është ndeshja e nesërme. Në këto dy javë, mbi të gjitha, ju flisni shumë për të ardhmen, e keni bërë edhe gjatë gjithë sezonit…”.

“Por, nuk duhet të mendoj për të ardhmen, duhet të mendoj për të nesërmen dhe këto 60 ditë për ta bërë këtë sezon sa më pozitiv. Deri më tani, këto janë gjykime të pjesshme dhe jo të plota”.

“Në fund të sezonit, do t’ju them se çfarë do të doja të bëja dhe çfarë jo vitin e ardhshëm. Nuk po mendojmë për derbin apo Juventusin, por për Fiorentinën”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori