LAJMI I FUNDIT:

Pesëmbëdhjetë truprojet më atraktivë të të famshmëve të cilët rrëmbyen vëmendjen e mediave

Pesëmbëdhjetë truprojet më atraktivë të të famshmëve të cilët rrëmbyen vëmendjen e mediave
11. Truproja e Beyoncës

Të famshmit kanë një luftë të pafundme me paparacët që i bezdisin vazhdimisht.

Kjo është arsyeja pse, shumë shpesh, truprojat janë të parët që kapen nga kamerat e fotografëve dhe ndonjëherë ato bëhen objekte të vëmendjes së të gjithëve.


Disa truproje të famshëm janë aq të mirë dhe të bukur sa që marrin vet vëmendjen e fansave dhe të paparacëve.

Bright Side mblodhi 15 truprojet më tërheqëse të të famshmëve që lirshëm mund të bëhen pjesë e kopertinave të revistave.

15. Truproja e Kylie Jennerit

Tim Chung është një truproje personale e familjes Kardashian – Jenner. Kohë më parë ai punoi për motrën e Kimit, Kylien. Sot duket se vetë polici i bukur po bëhet një yll në industrinë e modës. Ai ka marrë pjesë në shumë fotosesione dhe është imazh i një marke veturash.

14. Truproja e Ezra Millerit

Ezra Miller misterioze nuk mund të punësonte dikë normal. Mbrojtësi i saj personal, Gu Rubee, është i famshëm për stilin e tij ekstravagant dhe nuk humbet asnjë mundësi për tu shfaqur para kamerave. Është e vështirë të imagjinosh se ai është një truproje profesionale me karakterin e tij të ndritshëm, trupin e tij dhe veshjet e tij që tërheqin vëmendjen e shumë njohësve të modës.

13. Truproja e Daniel Radcliffes

Njeriu tërheqës dhe i gjatë bjond që gjithmonë shoqëron yllin e filmave të Harry Potter është truproja e Danielit Sam. Nuk ka asnjë informacion tjetër rreth tij dhe madje edhe ffansat më të zjarrtë të Daniel Radcliffe nuk mund të merrnin ndonjë detaj për këtë djalë. Së paku mund të jemi të sigurt se asgjë nuk do të ndodhë me aktorin e famshëm kur ai ka një truproje të tillë të rëndë pranë tij.

12. Truproja e Heidi Klumit

Martin Kirsten kishte mbrojtur supermodelen gjermane dhe katër fëmijët e saj për një kohë të gjatë dhe shpesh ishte bërë objekt i vëmendjes së paparacëve. Sot, ky djalë i pashëm ka lënë postin e tij si truproje për një pozitë në mbrojtje të kafshëve të egra.

11. Truproja e Beyoncës

Julius De Boer, truproja e këngëtares së njohur botërore, Beyonce, shfaqet shpesh në fotot e paparacëve. Por ai nuk është një truproje i thjeshtë me muskujt të mëdhenj. Julius flet pesë gjuhë dhe themeloi kompaninë e tij duke ofruar shërbime personale të truprojës. Zyrat e kompanisë së tij mund të gjenden në Nju Jork, Abu Dhabi dhe Londër. Duket se sapo e kemi gjetur njeriun ideal.

10. Truproja e Adele dhe Lady Gaga

Ish-polici holandez, Peter Van der Veen iu dha titulli ‘Mister Europe’ në vitin 2005 në një garë prestigjioze të ‘bodybuilding’-ut. Dy vjet më vonë, ai e la punën e tij me policinë për të punuar si truproje për të famshëm. Në fillim ishte Adele që po e përdorte këtë shërbim të djaloshit me sy blu dhe më vonë Van der Veen u ftua për të mbrojtur Lady Gagan.

9. Truproja e Fergies

Pascal Duvier ka punuar me shumë të famshëm duke përfshirë edhe familjen Kardashian-Jenner, si dhe Katy Perryn. Në ditët e sotme, ky mjeshtër karizmatik i Judos është përqendruar në mbrojtjen e të famshmes Fergie. Gjatë disa koncerteve të saj, këngëtarja përdor madje edhe supet e gjera të truprojeve të saj për të kaluar nëpër turmë gjatë interpretimit të këngëve të saj.

8. Truproja e Bella Hadid

Truproja misterioze me sy blu i Bella Hadidit sistematikisht e devijon vëmendjen e fotografëve për veten. Dhe kjo nuk është e habitshme sidomos kur ai duket si një vëlla i vëllezërve të Jason Statham dhe Bruce Willis. Natyrisht, asnjë revistë e modës nuk e humbi këtë djalë të bukur të veshur me rroba të ëmbla – edhe revista ‘Vogue’ publikoi një shkrim rreth truprojes së re të modeles, i cili gjithmonë është i veshur shumë me stil.

7. Truprojat e Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence gjithmonë zgjedh djemtë e bukur për të mbrojtur atë, gjë e cila më pas diskutohet në masë të madhe nga mediat. Në fillim ishte Greg Lenz, një djalë jashtëzakonisht i bukur, ndërsa më pas vendi i tij u zëvendësua nga një truproje shumë serioz me lëkurë të errët, i cili është aq tërheqës sa edhe i pari. Sa me fat jeni ju, Jennifer!

6. Truproja e Jennifer Lopezit

Kohët e fundit Jennifer Lopez u mbrojt nga Anthony, ky njeri i bukur me flokë të kuqe. Dhe ky është rasti i përsosur ku truproja është kaq i ftohtë saqë ai mund të zëvendësohej lehtë me një yll apo një model filmash.

5. Truprojat e Justin Bieberit

Duket sikur thjesht të jesh profesionist nuk është e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e ekipit të gjerë të mbrojtjes të këtij kanadezi. Secili nga truprojat e tij mund të bëheshin modelë në industrinë e modës. Edhe djemtë që nuk janë truproje të tij të përhershëm, por sigurojnë mbështetje shtesë në koncertet e tij, janë shumë atraktivë.

4. Udo Lindenberg dhe truproja e tij femër

Ka pasur gjithmonë gra në industrinë e sigurisë. Muzikanti gjerman ‘rock’, Udo Lindenberg, vendosi që kjo grua e mrekullueshme duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e tij.

3. Truproja e Katy Perryt

Ky është një djalosh i ri, i quajtur Hugh Jackman, është ai që thërret Katy Perry kur ka nevojë për mbrojtje. Është një njeri shumë i bukur dhe atletik që vazhdimisht ndjek aktoren kudo që shkon.

2. Truprojat e Jason Momoas

Për të mbrojtur një gjigant të tillë, një truproje nuk mjafton. Edhe pse Jason Momoa nuk duket si një djalë që ka nevojë për ndonjë siguri, të gjithë të famshmit kërkojnë mbrojtje. Dhe duke parë fotot e tyre, duket sikur ata gjithmonë kalojnë kohë të mirë duke qenë në kompaninë e njëri-tjetrit.

1. Truproja e Brooklyn Beckhamit

Jo shumë kohë më parë, djali i madh i Viktoria dhe David Beckham filloi të shfaqet në publik i shoqëruar nga truproja i tij. Është e mundshme që askush nuk do t’i kushtonte vëmendje atij nëse truproja e tij nuk ishte aq i ndritshëm dhe karizmatik. Duket se ky njeri tërheqës dhe i përkryer kombinohet mjaft mirë me elegancën e familjes Beckham. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Magazina
Kalo në kategori