LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarët me më së shumti gola aktualisht top ligat evropiane, Piatek i pari

Gjashtë lojtarët me më së shumti gola aktualisht top ligat evropiane, Piatek i pari
Krzysztof Piatek gjatë një aksioni ndaj Frosinones (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Tashmë në top pesë ligat evropiane kanë filluar të definohen gjërat.

Në pozitat e para në Ligën Premier, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 nuk ka befasi, por kështu nuk mund të thuhet për golashënuesit më të mirë.


I pari është Krzysztof Piatek i Genoas që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira. Polaku ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje, që i bie se ai ka shënuar 73 për qind të golave të klubit italian.

Krzysztof Piatek gjatë një dueli me Francesco Zampanon e Frosinones (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

I dyti është Andre Silva me shtatë gola te Sevilla, portugezi ka shënuar 44 për qind të golave për skuadrën spanjolle.

Me shtatë gola është edhe Neymari i Paris Saint Germainit, braziliani ka shënuar  vetëm 26 për qind të golave (skuadra spanjolle ka gjithsej 27 gola).

Eden Hazardi thjesht fantastik në këtë fillim sezoni (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Nga gjashtë gola kanë Eden Hazard i Chelseat, belgu ka shënuar 40 për qind të golave të Bluve, nga 15 që kanë shënuar londinezët.

Edhe Cristhian Stuani ka gjashtë gola, sulmuesi uruguaian ka shënuar 75 për qind të golave të Gironas.

Dhe i fundit me gjashtë gola është Florian Thauvin i Marseilles. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori