LAJMI I FUNDIT:

Pesë klubet që kanë qenë shumë afër transferimit të Lionel Messit

Pesë klubet që kanë qenë shumë afër transferimit të Lionel Messit
Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi është padyshim një prej futbollistëve më të mirë në histori, ndërsa karrierën profesionale me klube e ka zhvilluar vetëm te Barcelona. Nuk ka dyshim se çdo skuadër e ëndërron një lojtar si ai, ndërsa pak të tillë kanë qenë pranë transferimit të superyllit argjentinas.

Oh My Goal‘ ka bërë një listë të pesë klubeve, ku Leo Messi ka qenë shumë afër transferimit:


River Plate

Messi ishte propozuar si partner i Higuainit në sulmin e River Plates (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Para se të shkonte te Barcelona, Messi kishte shkuar në prova te klubi argjentinas, River Plate, ku trajnerët kishin preferuar ta angazhonin në sulm me Gonzalo Higuainin. Mirëpo, bordi kishte refuzuar me arsyetimin se kishin shumë talentë të rinj dhe për faktin se Leo kishte nevojë për hormone të rritjes.

Rangers

Ai ishte supertalent, por në fillet e karrierës, prandaj luante shumë pak te Barca (Foto: Luis Bagu/Getty Images/Guliver)

Klubi i famshëm skocez kishte tentuar në dy raste ta transferonte sulmuesin fantastik. Për herë të parë në vitin 2002, si edhe tre vite më pas, por pa sukses, sepse Barca i kishte ofruar kontratë të re dhe e kishte blinduar me klauzolë të madhe.

Espanyol

Lionel Messi dhe Ronaldinho në vitin 2005 (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2005, Blaugranët kishin një lojtar tepër të huaj në skuadër, ndërsa argjentinasi dëshironte një ekip ku do të luante më shumë për t’u përfshirë në ekipin e Argjentinës për Kampionatin Botëror. Marrëveshja për huazimin e tij te rivali lokal ishte thuajse e arritur. Mirëpo, pas lëvdatave që i kishte bërë trajneri i atëhershëm i Juventusit, Fabio Capello, pas turneut “Joan Gamper”, Barca vendosi ta mbante.

Juventus

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello (Foto: Patrik Lundin/Getty Images for Laureus/Guliver)

Messi ishte ylli i trofeut “Joan Gamper” në vitin 2005, ndërsa Capello i ishte afruar trajnerit të atëhershëm të Barcelonës, Frank Rijkaard, duke i thënë: “A mund ta transferoj këtë djalosh?”. Përgjigja ishte: “Jo”. Mirëpo, kjo nuk e ndaloi strategun italian të vazhdonte përpjekjet për transferimin e sulmuesit që, megjithatë, rezultuan pa sukses.

Inter

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta (Foto: Jan Pitman/Getty Images/Guliver)

Nga të gjitha klubet në këtë listë, Interi ka qenë më pranë ta transferonte Messin. Në vitin 2006, Nerazzurrët kishin lojtarë fantastikë në skuadër, mirëpo e dëshironin argjentinasin. Asokohe, ata madje u pajtuan ta paguanin klauzolën e tij prej 170 milionë dollarësh. Mirëpo, presidenti i atëhershëm i Barcës, Joan Laporta, ndërhyri për të biseduar me babanë e lojtarit dhe arriti ta bindte që të mos largohej nga Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori