Përkundër se fiton milionat, CR7 shfaqet me iPod që kushton vetëm 25 dollarë dhe që Apple nuk e ka përditësuar gati që tetë vite

Cristiano Ronaldo u fotografua të hënën para ndeshjes ndaj Cagliarit duke dëgjuar muzikë në një iPod që kompania Apple nuk e ka përditësuar thuajse që tetë vite.
Në një javë në dekadën e re, futbollisti portugez ka sjellë nostalgjinë e viteve 2010 dhe e gjitha kjo menjëherë është komentuar në rrjetet sociale nga tifozët.
Kjo pasi 34-vjeçari përkundër se fiton miliona, duket se prapë atij i pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe të vjetra.

Pajisja u ndërpre në vitin 2017, dhe vendimi për të reduktuar linjën iPod shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm për luajtësin popullor të muzikës.
Është e paqartë nëse Ronaldo e bëri këtë për të nxjerrë si deklaratë humoristike në internet, apo sepse me të vërtetë gëzon zgjedhjen e rastësishme të këngëve pasi ky lloj nuk lejon përdoruesit të zgjedhin këngë të veçantë dhe ka një kapacitet maksimal 4 GB, ose 1.000 këngë, si dhe kushton vetëm 25 dollarë.
Apple shënoi lamtumirën e iPod Shuffle dhe Nano dy vite më parë, duke shkurtuar linjën e luajtësve portativ të muzikës në vetëm një model: iPod Touch.
Dhe ky njoftim nuk përbënte më surprizë pasi dy iPod-ët nuk ishin përditësuar prej vitesh. /Telegrafi/
https://twitter.com/happiebee_/status/1214209543355416576































































