LAJMI I FUNDIT:

Përkundër ndarjes, Gigi Hadid habit me veprimin e fundit ndaj Zayn Malik

Përkundër ndarjes, Gigi Hadid habit me veprimin e fundit ndaj Zayn Malik

Gigi Hadid ka dhënë miratimin e saj për foton më të fundit në Instagram të ish të dashurit dhe babait të fëmijës së saj, Zayn Malik.

Këngëtari, 30 vjeç, pozoi për një foto pa këmishë ndërsa luante një piano të kuqe, duke treguar tatuazhet më të fundit në koleksionet e tij.


Por arsyeja pse Zayn, i cili nuk e kishte vënë mbishkrimin e imazhit, tërhoqi vëmendjen e fansave të tij, ishte se kush e kishte pëlqyer foton e re, shkruan DailyMail.

Ndjekësit e tij panë se Gigi, 28 vjeçe, ishte në mesin e njerëzve që pëlqyen imazhin e artistit.

Kjo vjen pasi, Gigi tregoi tatuazhin e saj të jashtëzakonshëm teksa ishte e veshur me bikini gjatë pushimeve në fillim të këtij muaji.

Pamja e tatuazhit të Gigit erdhën pas raportimeve se ajo u arrestua për posedim të marihuanës ndërsa po hynte në ishujt Kajman në fillim të këtij muaji.

Marihuana u përcaktua se ishte “vetëm për përdorim personal” – por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzën e “dyshimit të importimit të drogës dhe importimit të enëve të përdorura për konsumimin e saj”.

Lëvizja e fundit në lidhjen e tyre sugjeron se Gigi dhe Zayn, të cilët janë bashkë prindër të vajzës së tyre Khai, janë në marrëdhënie të mira pas ndarjes së tyre.

Gjatë një interviste të fundit, Zayn diskutoi bashkë-prindërimin e Khai me Gigi, duke thënë: ‘Bashkëprindërimi është i mirë, po. Ne kemi një marrëdhënie vërtet të mirë për Khai. Ajo është kryesorja. Mendoj se po shkon mirë’.

Leonardo DiCaprio shijon pushimet në Saint-Tropez në shoqëri të modeles 28-vjeçare, Neelam Gill
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio shijon pushimet në Saint-Tropez në shoqëri të modeles 28-vjeçare, Neelam Gill

Zayn, i cili tani jeton në një fermë në Pensilvani, diskutoi dëshirën për t’i dhënë vajzës së tij sa më shumë jetë private dhe mendon se ka ‘ringjallur’ fëmijërinë e tij përmes saj.

Ish-çifti u nda në vitin 2021 pas një lidhjeje të trazuar gjashtë vjeçare. Ndërsa Gigi ende ndjek Zayn, këngëtari tani ndjek vetëm 18 persona në llogarinë e tij të Instagramit.

Gigi ishte fotografuar duke u afruar me aktorin Leonardo DiCaprio, në një festë në New York – pasi ai i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me Camila Morrone, 25 vjeçe.

Pas publikimit të lajmit, Zayn duket se e kishte hequr ndjekjen e modeles, pasi një kërkim në Instagramin e tij zbuloi se nuk u gjet emri i saj.

Në qershor u zbulua se Leo dhe Gigi ‘provuan të takoheshin disa kohë më parë’, por vendosën se ishin më mirë si miq pasi kuptuan se nuk kishte ndjenja romantike mes tyre./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori