LAJMI I FUNDIT:

Perez e pranon se Totti kishte refuzuar kalimin te Reali

Perez e pranon se Totti kishte refuzuar kalimin te Reali
James Rodriguez dhe Francesco Totti pas ndeshjes në LK më 8 mars në Santiago Bernabeu (Foto: Getty Images)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, se ka tentuar te transferonte vite m ë  parë Francesco Tottin.

Por, legjenda italiane i kishte thënë se nuk mundet të largohet nga Roma.


“Totti është legjenda që të gjithë e kanë dashur”, ka thënë Perez për Exrta Time të Gazzetta dello Sport.

David Beckham dhe Ivan Helguera gjatë një momenti tensionues me Simone Perrottan dhe Francesco Tottin gjatë ndeshjes në LK, Santiago Bernabeu, 28 shtator 2004 (Foto: Getty Images)

“Para 2006, në fillim të presidencës time, e kam thirrur në telefon dhe i kam kërkuar të vijë. Por, ai ma tha se nuk mund të largohej nga Roma”.

Perez pastaj është kthyer për të folur për fitoren e Los Blanocs ndaj Juventusit me rezultat 3-0 dhe se si tifozët e Zonjës së Vjetër duartrokitën Cristiano Ronaldon.

Kampion në Serie A dhe Kupën e Botës me Italinë: Formacionet më të mira në tri epokat e Tottit (Foto)
Lexo po ashtu Kampion në Serie A dhe Kupën e Botës me Italinë: Formacionet më të mira në tri epokat e Tottit (Foto)

“Çfarë ndodhi në Torino ishte shumë emocionuese, tregues për madhështinë e Juves dhe të tifozëve të tyre”.

“Goli i Cristianos ishte një nga më të mirët në histori. Gol i mrekullueshëm nga lojtari më i mirë”, ka shtuar Perez. /Telegrafi/