LAJMI I FUNDIT:

“Për 500 milionë euro do të shkoja në këmbë” – Ancelotti përgjigjet me humor në pyetjen për ofertat nga Arabia Saudite

“Për 500 milionë euro do të shkoja në këmbë” – Ancelotti përgjigjet me humor në pyetjen për ofertat nga Arabia Saudite

Disa klube nga Arabia Saudite po e shohin Carlo Ancelottin si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Megjithatë, italiani pritet ose të qëndrojë te Real Madrid dhe në të ardhmen të kalojë si përzgjedhës i Kombëtares së Brazilit.


Në konferencën e fundit për shtyp të Real Madridit, nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me kalimin e tij në Arabinë Saudite, ku italiani iu është përgjigjur me humor.

“A do të shkoja në Arabinë Saudite për 500 milionë euro? Nuk do të më duhej as të rezervoja fluturimin. Do të shkoja atje në këmbë”, tha fillimisht italiani.

"Garanci ligjore" - nga Brazili e quajnë të kryer marrëveshjen me Ancelottin
Lexo po ashtu "Garanci ligjore" - nga Brazili e quajnë të kryer marrëveshjen me Ancelottin

Pastaj ai e konfirmoi se po bënte shaka, pasi bazuar në karrierën që ka pasur si futbollist, pastaj edhe si trajner, kontrata e tij kanë qenë të majme.

“Jo, po bëj shaka. Unë nuk dua para, kjo nuk është interesante më për mua”, deklaroi Ancelotti.

Real Madridi thuhet se po konsideron t’i ofrojnë 64-vjeçarit një kontratë të re, pasi kontrata e tij aktuale me klubin skadon në fund të sezonit.

Ancelotti e ka udhëhequr Real Madridin në 17 fitore në 20 ndeshje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori