LAJMI I FUNDIT:

Pelle me ofertë serioze nga Kina

Pelle me ofertë serioze nga Kina

Graziano Pelle brenda pak ditësh mund të transferohet në kampionatin kinez.

Sulmuesi që bëri paraqitje pozitive në Evropian, përveç asaj penaltisë së humbur mund të bëhet me skuadër të re.

6 milionë euro në sezon nga Shandong Luneng është një arsye e shkëlqyer për të mos pasur ndonjë keqardhje të madhe për largimin nga Anglia.

Southampton ka në tryezë një ofertë prej 15 milionë eurosh, çka do të thotë një fitim prej rreth 6 milionësh, krahasuar me çmimin me të cilin sulmuesi u ble nga Feyenoord.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Nuk duhet harruar se pas pak ditësh Pele mbush 31 vjeç, ndaj largimi drejt Kinës nuk ka ndonjë ndikim te karriera e tij dhe vështirë se Italia do ta ketë sërish pikë referimi për të ardhmen. /Telegrafi/