Si e festuan palestinezët fitoren e madhe të Marokut ndaj Kanadasë në Botëror - pamje


Palestinezët në Gaza dolën në rrugë dhe në hapësira publike për të festuar fitoren e Marokut ndaj Kanadasë në Kampionatin Botëror të FIFA-s.
Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale, qindra njerëz u mblodhën pranë ekraneve të mëdha të vendosura në rrugë dhe në lokale, ku ndoqën ndeshjen mes brohoritjeve dhe atmosferës festive.
Fitorja 3-0 e Marokut u prit me entuziazëm të madh, ndërsa momentet e golave u shoqëruan me duartrokitje dhe festime.
Maroku, përfaqësues i Afrikës së Veriut, vazhdon rrugëtimin e tij historik në turne, duke siguruar kalimin në fazën e çerekfinaleve.
Ndeshja u karakterizua nga duele të forta në pjesën e parë dhe disa kartonë të verdhë për shtetin afrikan dhe Kanadanë.
Me këtë fitore, Maroku siguron një përballje të madhe në çerekfinale kundër Francës, duke vazhduar ëndrrën e tij në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/






































