Peja pret të luajë në BIBL, FBK-ja nuk i jep shpresë

Zyrtarët e klubit Peja thonë se atë që ua garanton Rregullorja e Ligës Ballkanike nuk mund t'ia mohojë Federata e Basketbollit e Kosovës.
E Rregullorja thotë se skuadrat që mbërrijnë në gjysmëfinale të BIBL-it kanë të drejtë që të marrin pjesë edhe në stinorin vijues të BIBL-it, pavarësisht renditjes në kampionatin nacional.
Këtë e parasheh pika 2.1.1 e Rregullores se BIBL-it.
Peja stinorin që shkoi mbërriti në gjysmëfinale.
Sekretari Leart Hoxha thotë se Bordi i FBK-së do të përcaktojë skuadrat që do të marrin pjesë në gara ndërkombëtare dhe se Peja e ka të vështirë të vazhdojë të luajë, qoftë edhe në BIBL.

Nga
Telegrafi
17/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































