Derbi pejan ishte edhe përballja e fundit e xhiros së parë në ETC Superligën e Kosovës në Basketboll.

Pjesa e parë e këtij dueli ishte mbyllur me epërsinë e KB Peja, 51:42, që e vazhdoi avantazhin deri në fund të sfidës.


Më i miri për Pejën ishte Alban Veseli, i cili shënoi 19 pikë, përkundër se nuk luajti nga fillimi, derisa me po aq pikë te Besa u dallua Beqë Kovaqi.

Fitore ka shënuar edhe Trepça në udhëtim te Kastrioti (84-67), derisa Golden Eagle Ylli pësoi nga Kosova e Re Bashkimi (66-80).

telegrafi sport app