Skuadra nënkampione e basketbollit kosovar, KB Peja, ka arritur të triumfojë në derbin e mesjavës kundër Kosovës së Re Bashkimit, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të rregullt të ETC Superligës së Kosovës.

Ndeshja që u zhvillua në palestrën Sezai Surroi në Prizren nuk ishte edhe aq atraktive dhe këtë e tregon rezultati përfundimtar 75-60, ku shihet se janë shunë pak pikë.


Për Pejën shkëlqeu Drilon Hajrizi me 31 pikë, ndërsa për Bashkimin më i miri ishte Mark Daëson me 20 sosh.

Sigal Prishtina në anën tjetër ka shënuar fitore të thellë kundër Kastriotit me 50-107, duke e mbyllur kështu edicionin e rregullt në vendin e parë me 54 pikë, një më shumë se Peja në vendin e dytë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app