LAJMI I FUNDIT:

Peja dhe Golden Eagle Ylli zhvillojnë përballjen kryesore të xhiros së gjashtë

Peja dhe Golden Eagle Ylli zhvillojnë përballjen kryesore të xhiros së gjashtë
(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Prince Caffe Superligë. Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra pejane është e vetmja në elitë, që ka pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, andaj pritet një ballafaqim shumë interesant mes këtyre dy skuadrave, që ishin përballur edhe në finale të Kupës, edicionin e kaluar, ku triumfuan pejanët.


Takimi tjetër i së martës do të zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës. Vreshtarët kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe tri humbje, andaj pritet një duel shumë interesant.

Të mërkurën do të zhvillohet derbi i qytetit mes Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe në këtë përballje. Ponte ka dy fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi një fitore dhe katër humbje.

Sigal Prishtina pas fitores ndaj Ponte Prizrenit, do të ballafaqohet me Vëllaznimin. Prishtinasit kanë dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra kuqezi ka një fitore dhe katër humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 6

E martë

15:00 Peja – Golden Eagle Ylli

15:00 Rahoveci – Trepça

E mërkurë

15:00 Ponte Prizreni – Bashkimi

15:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori